Juventusi do ta ketë përballë Valencian në Juventus Stadium, me takimin që starton nga ora 21:00.
Një fitore eventuale e ekipit të Allegrit do ta çonte edhe zyrtarisht në fazën e 16 më të mirave.
Edhe Valencia me një rezultat pozitiv mund t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Këto janë formacionet zyrtare nga të dyja kampet.
Juventus (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Ronaldo.
Valencia (4-4-2): Neto; Wass, Gabriel Paulista, Diakhaby, Gayà; Coquelin, Dani Parejo, Kondogbia, Guedes;, Rodrigo, Santi Mina.