Çifti i vendos emrin fëmijës Griezmann-Mbappe, por çështja përfundon në gjykatë

Futboll

Çifti i vendos emrin fëmijës Griezmann-Mbappe, por çështja përfundon në gjykatë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 20:53
Griezmann-Mbappe

Një çift me prejardhje nga Franca, më saktë nga komuna Brive-la- Gaillarde, sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë edhe kanë vendosur ta quajnë Grizman-Mbape.

Duket se komuna nuk e ka pranuar të regjistrojë fëmijën, por çifti është aq i fiksuar saqë kanë vendosur ta çojnë çështjen në gjykatë për të vendosur kush nga palët ka të drejtë. 

E përditshmja “La Montagne” e ka ndjekur nga afër këtë çështje. Thuhet se dashuria është e “verbër”, por mesa duket dashura për futbollin është shumë e madhe gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat