Southampton-United dhe 3 pikët që mungojnë prej 15 vitesh

Futboll

Southampton-United dhe 3 pikët që mungojnë prej 15 vitesh

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 07:23
Jose Mourinho

Southampton nuk ka fituar një ndeshje të kampionatit kundër United në shtëpi që nga gushti i 2003-it. Nëse do t’i japë fund kësaj ecurie në ndeshjen e kësaj të shtune (18:30), ka shumë mundësi që ta bëjë në “mënyrën e Southampton”, në një ndeshje të luftuar dhe pa shumë gola.

Në fakt, vetëm katër gola janë shënuar në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve. Forma e treguar në ndeshjet e fundit sugjeron se “Saints” nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë. Ata nuk kanë fituar asnjë nga nëntë takimet e fundit (4 barazime, 5 humbje) dhe kanë fituar vetëm një ndeshje në këtë sezon (1 fitore, 5 barazime, 7 humbje).

Vetëm dy skuadra kanë shënuar më pak gola se Southampton (10) në këtë sezon, ndërsa vetëm tre ekipe kanë pësuar më shumë (24). Edhe ecuria në shtëpi nuk është shumë e mirë, me Southampton që nuk ka marrë asnjë fitore në këtë sezon të Premier League (4 barazime, 2 humbje).

Ndërkohë, vetëm gjashtë skuadra të kampionatit anglez kanë shënuar më pak se United (20 realizime) dhe vetëm gjashtë kanë pësuar më shumë se ata (21). Gjithsesi, ekipi i Mou ka shënuar gol në të shtatë transfertat e luajtura në këtë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat