Klopp: Kërkoj falje për atë budallallëk

Futboll

Klopp: Kërkoj falje për atë budallallëk

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 22:06
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka kërkuar falje për festimin e tij pas golit të Liverpool në minutën e 96-të. Trajneri gjerman ka vrapuar në mesin e fushës duke festuar si i çmendur, por thotë se nuk donte të tregonte mungesë respekti.

Liverpool ka mposhtur Everton në derbi me rezultatin 1-0 dhe skuadra e Klopp mbetet ndjekësi më i afërt i Manchester City-t.

“Kërkoj falje për atë budallallëk. Kërkoj falje për atë vrapim në fund të ndeshjes pasi e di që ky është një vend me tradita dhe nuk lejon sjellje të tillë.

“Por siç i thashë edhe Marco Silva-s, nuk doja në asnjë mënyrë të tregoja mungesë respekti. Ky ishte Everton-i më i mirë që kam parë prej shumë viteve. Bëmë një ndeshje të madhe futbolli, të dyja skuadrat.

“Krijuam një atmosferë të madhe dhe të dyja skuadrat luajtën shumë fort, diçka jo e lehtë për t’u bërë në dhjetor. Portierët ishin të mrekullueshëm dhe nëse ndeshja ishte 0-0 pas 80 minuta ishte meritë e tyre.

“E di që goli yni ishte me fat, por jam shumë i kënaqur. Origi? Jam shumë i kënaqur për golin e tij, ai meriton të luajë më shumë. Do të shohim për ndeshjen e së mërkurës, por kam shumë opsione.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat