De Biasi zbulon shanset e Shqipërisë në kualifikimet e EURO 2020

Futboll

De Biasi zbulon shanset e Shqipërisë në kualifikimet e EURO 2020

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:11
Gianni De Diasi

Gianni De Diasi ka folur rreth shortit të Shqipërisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se ai beson së paku në vendin e dytë.

“E përsëris, Shqipëria duhet të besojë te vendi i dytë dhe te kualifikimi”, tha fillimisht trajneri italian për panorama sport.

“Portugalia në “Euro 2016” kishte staturën e Francës sot, por Serbia me Danimarkën nuk janë si Islanda me Turqinë.

“Besoj se Shqipëria me këto dy të fundit do të rivalizojë deri në fund për vendin e dytë.

“Me gjithë respektin, por besoj se ato nuk janë si Danimarka me Serbinë”, ka shtuar më tej De Biasi.

Shqipëria është në Grupin H, me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat