Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk

Futboll

Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:53
Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk

Arbër Zeneli ka folur për interesimin e skuadrës turke, Fernerbahce, për shërbimet e tij. Sulmuesi 23-vjeçar po kalon në formë të mirë këtë sezon me skuadrën holandeze, Heerenveen.

Përveç kësaj, Zeneli po shkëlqen edhe me fanellën e kombëtares së Kosovës, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime për bashkëlojtarët.

Sipas mediave, Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk, Fenerbahce, të cilët kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Për këtë ka folur edhe vet sulmuesi i Kosovës, i cili ka thënë se ka dëgjuar për interesimin e turqve dhe se ky është një nder i madh për të.

“Kam dëgjuar se për shërbimet e mia po interesohet Fenerbahce”.

“Të lidhet emri im me një gjigant turk është një nder i madh për mua”, ka thënë Arbër Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat