“Barcelona” përgatitet për blerjen më të shtrenjtë në histori

Futboll

“Barcelona” përgatitet për blerjen më të shtrenjtë në histori

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:54
Herri Kejn

Skuadra e “Barcelonës” po bëhet gati të bëj blerjen më të madhe të historisë së futbollit duke kaluar edhe Nejmarin, që u shit te “PSG” për 222 milionë euro.

Sipas asaj që raporton “The Daily Star”, spanjollët do të ofrojnë rreth 200 milionë stërlina (254 milionë euro) për sulmuesin e “Totenhemit”, Herri Kejn.

Transferimi pritet të ndodhë në verën e ardhshme dhe palët kanë nisur negociatat e para. Pak kohë më parë, Luis Suarez “sygjeroi” klubin e tij se duhet të kërkonte për një sulmues tjetër, pasi ai tashmë është 32 vjeç.

Një sugjerim i sinqertë por edhe real i uruguaianit. Mesa duket klubi është venë në lëvizje dhe një ofertë e tillë vështirë se do të refuzohet nga londinezët. Kejn mban gjithashtu edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat