Ronaldo: Jemi gati - Bota Sot
Ronaldo: Jemi gati

Futboll

Ronaldo: Jemi gati

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:28
Ronaldo: Jemi gati

Cristiano Ronaldo është duke e mirëpritur ardhjen e “pjesës më të bukur” të Ligës së Kampionëve dhe është i bindur se Juventusi do të jetë gati për raundin me eliminim direkt, pavarësisht humbjes shokuese në fushën e Young Boys.

Kampionët italianë u rrëzuan 2-1 ndaj zviceranëve, por u kualifikuan si fitues të grupit H, para Manchester United. Megjithatë, Ronaldo, i cili festoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampioneve, përpara se të largohet nga Real Madridi, ishte optimist pas ndeshjes.

“Tani fillon pjesa e bukur e Ligës së Kampionëve dhe unë jam i bindur se do të jemi gati për të, – tha superylli 33-vjeçar, i cili nuk shënoi dot kundër Young Boys. – Unë jam i qetë, sepse e di potencialin e këtij ekipi dhe potencialin tim. Mund të kisha shënuar disa gola lehtësisht, por ky është futbolli. Ne vetëm duhet të fillojmë të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...