Skuadrat angleze e duan mbrojtësin shqiptar

Futboll

Skuadrat angleze e duan mbrojtësin shqiptar

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
Elseid Hysaj

Mbrojtësi shqiptar vazhdon të kërkohet nga klubet e Premier League. Elseid Hysaj, me shumë mundësi do të largohet në verë nga Napoli. Ka pasur shumë raportime rreth së ardhmes së tij, i cili kërkohet me ngulm nga Chelsea që drejtohet nga Maurizio Sarri. Trajneri italian e njeh mirë Hysajn dhe londinezët nuk duan të bëjnë eksperimente. Sigurisht që kur vjen puna te pagesa gjithçka ngec, pasi te Chelsea presin që Napoli të ulë kërkesat financiare. Klauzola e Hysajt është 50 milionë euro. Ndërkohë për shkodranin interesohet edhe Arsenali, që kërkon një mbrojtës të djathtë. Gjithsesi Chelsea shikohet si favorit, madje është gati ta mbyllë marrëveshjen që në janar dhe ta lërë Hysajn deri në verë te Napoli në huazim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat