“Mourinho duhet të injorohet nga lojtarët e Man United”

Futboll

“Mourinho duhet të injorohet nga lojtarët e Man United”

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 06:20
Jose Mourinho

Lojtarët e Manchester United nuk duhet ta dëgjojnë trajnerin Jose Mourinho dhe të gjejnë identitetin e tyre, thotë ish-mbrojtësi i Arsenal Martin Keown.

Unitet ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në Premier League dhe stili i tyre i lojës është kritikuar nga analistët.

“Paraqitja e tyre është një nga më të këqijat që kam parë në 25 vitet e fundit,” shprehet Keown për Football Focus.

“Lojtarët e United nuk duhet ta dëgjojnë trajnerin e tyre tani. Nëse u thuhet të luajnë kështu, atëherë qenkan lënë vetëm, nuk e kuptoj identitetin e këtij United-i.

“Mourinho ka një punë të mrekullueshme, por “Special One” është kthyer në “Lonely One” (i vetmuari).

“Gjithsesi do të ketë një kalendar të lehtë në javët e ardhshme dhe duhet të fillojnë të fitojnë ndeshje për t’u ngjitur sa më sipër në renditje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat