Pas dy golave ndaj Man Utd, Shaqiri poston një mesazh të madh

Futboll

Pas dy golave ndaj Man Utd, Shaqiri poston një mesazh të madh

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:07
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ia siguroi tri pikë tejet të rëndësishme Liverpoolit.

Liverpool e mposhti 3 me 1 Manchester Unitedin, fal dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Xherdan Shaqiri.

Lojtari me prejardhje nga Kosova u inkuadrua në pjesën e dytë, duke arritur që t’i shënoi dy golat vendimtar, atëherë kur rezultati ishte 1 me 1.

Shaqiri ka bërë një postim në llogarinë e tij në instagram duke shkruar: “Ne jemi Liverpool”.

Me këto dy gola, lojtari nga Zhegra e Gjilanit ka shkuar në kuotën e pesë golave dhe dy asistimeve në 13 paraqitje për skuadrën angleze.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat