Nëndega e LDK-së në Burgdorf organizon dy aktivitete kulturore për nder të ditës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova - Bota Sot
Nëndega e LDK-së në Burgdorf organizon dy aktivitete kulturore për nder të ditës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Gjermania

Nëndega e LDK-së në Burgdorf organizon dy aktivitete kulturore për nder të ditës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Nga: Haki Latifi Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:38
Dr. Ibrahim Rugova

Nën organizimin dhe përkujdesjen e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, do behet promovimi i dy librave të Kolonel Ahmet Krasniqi, ish Ministër i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës dhe Komandant i FARK-ut. Të ditarit "Shtatëmbëdhjetë shtatori" dhe të librit me analiza ushtarake "Shqiptarët në luftën kroate".

Ftohen te gjithë adhuruesit te fjalës së shkruar që të marrin pjesë në këtë promovim ku me prezencën e tyre nderojnë, punën dhe përkushtimin e palodhshëm të këtyre dy Burrave të kombit; Presidentit Historik Dr Ibrahim Rugova dhe të Ish Ministrit të Mbrojtjës, Kolonel Ahmet Krasniqi.
Promovimin e këtyre librave do të nderoj edhe prezenca e veprimtarit, publicistit, shkrimtarit, diplomatit z. Skender Zogaj, në të cilën është përkujdesur Gjithashtu, në hapjen e kësaj ekspozite do të marrin pjesë bashkautorët; z.Sadik Krasniqi dhe z.Besnik Besnik Rraci, nga Sektori i Historisë i institucionit të Muzeut të Kosovës.
Vendi dhe adresa e promovimit: Hotel & Restaurant „Landhaus Burgdorf“ Sägegasse 33 CH-3400 Burgdorf/BE 
Mirësevini!
Nëndega e LDK-së në Burgdorf/BE

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...