Bayern në gjendje të jashtëzakonshme nga ora 00:00 - Bota Sot
Bayern në gjendje të jashtëzakonshme nga ora 00:00

Gjermania

Bayern në gjendje të jashtëzakonshme nga ora 00:00

Më: 20 mars 2020 Në ora: 23:30
Foto

Republika e Bayernit, do të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme, nga ora 00:00 e natës së sotme, duke hyrë kështu në mesin e disa vendeve që kanë ndërmarrë këtë hap, pas përhapjes së pandemisë globale Covid-19, raporton IndeksOnline.

 Në këtë republikë, nuk do të lejohet të dalin së bashku nga dy persona, dhe as nuk do të lejohet të shkoj askush në punë, po nuk e pati një dokument të specifikuar se i duhet të punoj me patjetër. Çdo kush tjetër rrezikon te dënohet nga policia.

Ndryshe Republika e Bajernit numëron 13 milionë banor dhe përfshinë një sipërfaqe të madhe të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat