Mërgimtari nga Skënderaj dhuron 100 pako ushqimore

Gjermania

Mërgimtari nga Skënderaj dhuron 100 pako ushqimore

Më: 17 prill 2020 Në ora: 19:58
Mërgimtari nga Skënderaj dhuron 100 pako ushqimore

Pa vazhdon të jetë aktiv solidariteti i njerëzve të mirë në këto ditë të vështira që po kalon bota në ‘luftë’ me virusin Covid-19.

Në një postim në Facebook, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka falenderuar mërgimtari Afrim Gashi, nga Ternaci, por që jeton dhe punon në Gjermani.

Postimi i plotë:

Fushatës për përkrahjen e familjeve në nevojë sot iu bashkua edhe biznesi “Gashi Bau GmbH”, me pronar Afrim Gashi nga Tërnaci i cili jeton dhe vepron në Gjermani dhe i cili dhuroj 100 pako ushqimore.

Në emër të qytetarëve të Skenderajt falënderoj bashkëvendasin tonë Afrim Gashi.

Të gjitha pakot e e pranuara do të shpërndahen sipas listave të familjeve në nevojë që posedon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Panik Jo, Kujdes Po!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat