“Vaksina brenda 2020″/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Çelësi i suksesit, këtu spitali, shkon te pacienti dhe jo e kundërta

Gjermania

“Vaksina brenda 2020″/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Çelësi i suksesit, këtu spitali, shkon te pacienti dhe jo e kundërta

Më: 20 prill 2020 Në ora: 16:06
Aurora Meta Dollenberg

Mjekja e Urgjencës dhe psikoterapistja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg përmes një lidhje live në Report Tv dha lajmin e mirë se 50% e të të infektuarve me koronavirus janë shëruar. Çelësi i suksesit sipas saj është se Gjermania të gjithë rastet e dyshuara me COVID-19 nuk i çon në spital, por spitali shkon tek ta. Pra të gjitha testet u janë bërë në kushte shtëpiake.

“Sistemi ideal nuk është Gjermani, por është një ndër sistemet më të suksesshme jo vetëm në Europë por edhe në botë. Kjo është edhe arsyeja e numrit të ulët të shifrave. Javën e fundit kemi pasur ulje të vdekshmërisë nga dita në ditë. Javën e kaluar kemi pasur 4% vdekshmëri, ndërsa tani kemi vetëm 2% dhe shërushmëria është arritur deri në 50%. Gjermania është një shtet shumë social për sa i përket sistemit shëndetësor. Sigurimi shëndetësor në Gjermani nënkupton të gjitha shërbimet ambulatore dhe atyre spitalore. Prandaj edhe shoqëria ka një shëndet mesatar. Shumë herë më të larte sesa pjesa tjetër Europiane, pasi ata shkojnë rregullisht tek mjeku. Marrin rregullisht të gjitha suplementet. Qoftë dhe vetëm vitaminat.

Dedektimi i të gjitha rasteve që këtu janë pozitiv me COVID -19 ka pasur që në fillim një strukturë shumë të qartë dhe të koordinuar nga të gjitha zyrat  shëndetësore në Gjermani.  Që në fillim ne mësuam nga vendet e tjera si Italia dhe Spanja të cilët rastet i çuan menjëherë në spital. Tek ne ndodhi e kundërta. Ekipi diagnostifikues për rastet që kishte dyshim se janë me koronavirus ju shkonte në shtëpi. Pra jua bënte testin në kushte shtëpiake. Në mënyrë që të mos dilnin nga shtëpia. Pra që në fillim shkoi spitali në shtëpi dhe jo anasjelltas. Kjo gjë është bërë që në fillim si duhet dhe ky ka qenë çelësi i suksesit në Gjermani.

Shifrat po tregojnë se ne akoma nuk e kemi arritur 60% e të infektuarve deri më tani. Në muajt në vazhdim sipas definicionit të pandemisë pritet që  të ajo të preke pjesën më të madhe të popullatës.  Siç e përmenda edhe % e atyre që shërohen është 50%.  Pra ne e kemi të lartë ritmin e atyre që po shërohen prandaj nuk e ndjejmë shumë ritmin e të infektuarve.

Në mënyrë që kjo mos të bëhet një rreth vicioz, pra që ata që shërohen të mos infektohen përsëri po punohet shumë intensivisht në kërkimet shkencore. Nga dita e sotme kanë vazhduar punë shumë biznese. I janë rikthyer normalitetit të tyre dhe ky për ne është një lajm shumë i mirë.  Izolimi social ka rritur shumë numrin e depresionit, të ankthit dhe madje edhe të dhunës në familje në Gjermani. Pas dy javëve pak a shumë mendohet që të hapen edhe çerdhet dhe shkollat.  Nga ana shkencore fëmijët nuk i takojnë grupmoshës së rrezikuar.  Shpejtësia e hapjes së virusit do të ishte shumë e madhe.  Nëse për dy javë do të hapen me të vërtetë shkollat siç është thënë frika është e pranueshme sepse normalisht gjermania vuan për brezin e ri dhe do të ishte fatale nëse do të kishte infeksione në rritje tek fëmijët dhe brezi i ri. Ndaj do të jemi të kujdesshëm në marrjen e masave” , tha mjekja.

Lajmi i mirë është se pjesë e ekipeve që po punojnë për vaksinën e COVID-19 janë edhe dy shqiptare, mjekja Aurora dhe një kolegia e saj, dhe sipas parashikimeve të bëra ajo mund të gati brenda vitit 202.

“Unë dhe kolegia ime jemi pjesë e këtyre ekipeve që vaksina të dale brenda vitit 2020, që në vjeshtë të ndërpresim riinfektimin”, tha Aurora.

Ajo është ndalur të flasë edhe për situatën në Shqipëri, për të cilën thotë se është shumë e gëzuar dhe krenare kur shikon shifrat. Sipas saj, Shqipëria ia ka dalë më sukses.

“Unë i kam vëzhguar çdo ditë shifrat nga koronavirusi në Shqipëri jam shumë e gëzuar dhe krenare që sistemi shëndetësor në Shqipëri pavarësisht shumë mangësive që mund të kenë nga ana e teknologjisë e kanë bërë menaxhimin e krizës shumë mirë. Ne ja kemi dalë shumë mirë dhe nëse vazhdojmë në këtë formë, të diplomuar, tolerantë dhe të durueshëm edhe konfliktet do të bëhen shumë më të vogla. Me pak dashuri dhe durim besoj se mund ta menaxhojmë edhe krizën emocionale që po përjetojmë nga karantinizmi”, tha mjekja Aurora Meta Dollenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat