Lobi Euroatlantik: Mirëpresim kundërshtimin që Bundestagu i bëri projektit të dëmshëm të “korrigjimit të kufirit” - Bota Sot
Lobi Euroatlantik: Mirëpresim kundërshtimin që Bundestagu i bëri projektit të dëmshëm të “korrigjimit të kufirit”

Gjermania

Lobi Euroatlantik: Mirëpresim kundërshtimin që Bundestagu i bëri projektit të dëmshëm të “korrigjimit të kufirit”

Nga: Shukri Ymeri Më: 15 maj 2020 Në ora: 19:28
Shukri Ymeri

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, e mirëpret dhe përshëndetë, kundërshtimin që Bundestagu i Gjermanisë i dha edhe zyrtarisht, projektit të dëmshëm kombëtar të “korrigjimit të kufirit” në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, i shpreh mirënjohjen e thellë, Kancelares Merkel dhe deputetëve të Bundestagut, sidomos partive të qendrës që janë në koalicionin qeverisës, si dhe Partisë Liberale dhe të Gjelbër, të cilët e kanë kuptuar drejtë zgjidhjen e çështjes së njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet realizuar konform parimeve e standardeve euro-atlantike dhe jo me mendësinë e së kaluarës, e cila i ka sjellë shumë luftëra dhe dëme popullit shqiptar.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, e mirëpret angazhimin e shtetit Gjerman, në fazën përfundimtare të dialogut, që do të shpie në njohje reciproke. Me këtë rast e falënderojmë shtetin mik gjerman për kontributin e vazhdueshëm në çlirimin, ndërtimin dhe integrimin e shtetit të pavarur të Kosovës. E në këtë kontekst edhe vendimin e djeshëm që miratoi stacionimin e 400 ushtarëve gjermanë si pjesë e KFOR-it në Kosovë.

Shukri Ymeri

Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Lörrach, Gjermani

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat