Deklaratë e Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari Nëndegët e LDK-së në Munih e Starnberg

Gjermania

Deklaratë e Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari Nëndegët e LDK-së në Munih e Starnberg

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 07:11
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Strukturat udhëheqëse dhe antarsia e nendegeve tona e perkrahin perfaqsimin e shkëlqyeshëm te Kosoves ne Washington, nga Kryeministri i Kosoves e nenkryetari i LDK-se, Prof. Avdullah Hoti.

Ne mendojmë qe marrveshja e arritur ne Shtëpinë e Bardhë, eshte nje hapë i rendesishem drejtë perfundimit te dialogut me njohje reciproke ndermjet Kosoves e Serbisë.

Njohja e Kosoves nga Israeli, me ndermjetsimin e SHBA-se, e tregon edhe nje herë pse LDK-ja kurrë nuk duhet te largohet nga amaneti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, per miqesi te perhershme me SHBA-në.

Kjo njohje e Kosovës nga Izraeli është një ngjarje historike, me të cilën shteti jonë mori një fuqizim të madh në planin ndërkombëtar, duke marrë parasysh se Izraeli është një fuqi botërore me ndikime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kthimi i dinjitetshem i Kosoves ne Shtepinë e Bardhë nga kryeministri Hoti, pas rrezikimit te mardhenjeve me miqtë tonë kryesor nga ish-kryeministri Kurti, ishte edhe nje e arritur tejet e domosdoshme per interesat tona shtetrore.

Nendeget tona te LDK-se i falenderojnë edhe zv-kryeministrin Selmanaj, ministrin Abrashi, kordinatorin Hyseni dhe gjithë delegacionin shtetror, per punen e angazhimin e treguar ne Washington.

Ne e inkurajojmë dhe i shprehim perkrahjen e plotë kryeministrit Hoti per punen e deritanishme, dhe per detyrat e obligimet ne vijim, e sidomos ne dialogun e veshtirë me Serbinë, deri ne permbylljen me njohje reciproke.

Munih, Starnberg / Gjermani 06.09.2020

Isuf Qetaj, Musa Hamza

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat