Mjekja shqiptare në Gjermani jep parashikimin, a do të ketë valë të dytë të Covid-19

Gjermania

Mjekja shqiptare në Gjermani jep parashikimin, a do të ketë valë të dytë të Covid-19

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 21:51
Aurora Meta-Dollenberg

Shumë vende evropiane po përjetojnë një rikthim të frikshëm të rasteve të infektimit, duke rritur shqetësimin mes autoriteteve për një valë të dytë të COVID-19.

Aurora Meta-Dollenberg, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Mjekeve Shqiptare në Gjermani, thotë se në vendin ku ajo jeton ka pasur shpërthime në disa zona të caktuara.

Mjekja shqiptare theksoi se dy arsyet kryesore të shtimit të rasteve ka lidhje me rihapjen e shkollave dhe me rikthimin në Gjermani të pushuesve nga vende të ndryshme.

“Hapja e shkollave ka qenë një prej promotorëve kryesorë por edhe ata që janë kthyer nga vende të ndryshëm qoftë nga vendet e Ballkanit por edhe nga vende të tjera. Sjellja e tyre në vendet që shkojnë mund t’i ktheje në vatër infeksioni.

Duke nisur nga statistikat gjermane, mund të themi që nuk duhet të kalojmë në panik. Nuk ka arsye konkrete se Evropa do të kalojë një valë të dytë. Mund të ketë vetëm shpërthime rajonale, por nuk është falë epidemie që përfshirë të gjithë vendin. Këtë frikë se e gjithë Evropa do të preket nga një valë e fortë si ajo e prillit nuk duhet ta kemi”, deklaroi mjekja shqiptare.

Vende të ndryshme në mbarë Evropën po shohin një rikthim të rasteve me COVID-19, pas ngadalësimit të suksesshëm që u verifikua më herët gjatë vitit. Mes tyre, Franca po përjeton kthimin më të keq.

Vendi në fjalë konfirmoi mbi 7.850 raste në 24 orët e fundit, duke e çuar kuotën në rang kombëtar mbi 395 mijë e 100 raste. Ndërkohë, bilanci i vdekjeve u rrit me 37 njësi, duke e çuar totalin pranë kuotës së 31 mijë viktimave.

Në të njëjtin hark kohor, Gjermania regjistroi mbi 1.400 raste të reja, duke e çuar totalin mbi 261 mijë e 760, si dhe mbi 9.360 vdekje në total.

Në Spanjë, numri i personave që kanë rezultuar pozitivë ndaj testeve për COVID-19 arriti mbi 603 mijë e 160 njësi, pasi mbi 3 mijë raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit. Ndërkohë, bilanci i vdekjeve në vendin iberik flet për mbi 30 mijë viktima.

Nga ana tjetër, Irlanda regjistroi mbi 350 raste të reja infektimi dhe 3 vdekje, duke i çuar bilancet përkatëse në rreth 31 mijë e 550 të prekur dhe mbi 1.780 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat