Në SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden, u mbajt orë zie

Gjermania

Në SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden, u mbajt orë zie

Nga: Maxhun Smajli Më: 15 tetor 2020 Në ora: 19:44
Pamje nga takimi

Pikërisht në kohën kur trupat e pa jetë të vëllezërve, Arifaj; Hasanit dhe Blerianit, u nisën për atdhe, në hapsirat e selisë së SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden, u mbajt Orë zie. Me lotë ndër sy, bashkatdhetarë të shumtë mbushën sallën e madhe të shoqatës.

Ndrydhur nofullash, në shpërthim vaj, mes dhëmbësh flasin për fatet e tyre të hidhura. “Pse o, Zot, po na denon kështu? A nuk mjaftuaka dhimbja që kemi për atdheun dhe njerëzit tanë, atje? Heshtjën mortore në sallë e prishi, Dr. Ibrahim Latifi, kryetar, i cili mezi fliste nga dhimbja e madhe për këta dy vëllezër mërgimtarë që shkonin për t’i shtrirë shtatet e tyre të njoma në tokën e Kosovës, mes tjerash, tha: “Që nga momenti i marrjës së këtij lajmi të hidhur nuk po gjej qetësi shpirti. Më duket sikur jeta ka ardhur në fundin e saj. Çdo gjëje i ka humbur kuptimi. Andaj, të bëjmë edhe të pamundurën që Arifit, Nifës dhe vëllaut të Hasanit dhe Blerianit, t’ua lehtësojmë dhimbjet”.

Ndërsa, nënkryetari i shoqatës, Milaim Spahiu, u bëri thirrje të pranishmëve që, siq tha, ai: “Kështu siq jemi bashkuar sonte për t’u solidarizuar me familjën, Arifaj, po kështu t’u qëndrojmë pranë; prindërve, Arifaj dhe djalit të tyre, tashmë i mbetur pa dy vëllezër”.

Në fund, gjithë të pranishmit shprehën ngushllime nga thellësitë e shpirtërave të tyre të lenduar; prindërve, vëllaut, farefisit Arifaj në Ratish të Deçanit dhe gjithë popullit shqiptar kudo që gjinden!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat