Policia gjermane deklarohet për sherrin mes familjes shqiptare që la një grua të vdekur dhe dy të plagosur

Gjermania

Policia gjermane deklarohet për sherrin mes familjes shqiptare që la një grua të vdekur dhe dy të plagosur

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

F.S. me prejardhje nga Ferizaj, por me vendbanim në Gjermani, ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur vëllain 38-vjeçar, të shtunën në Lohne të Bielefeldit, në Gjermani. Për krimin që tronditi diasporën dhe Kosovën, është deklaruar policia e Bielefeldit.

Trupi i pajetë i 33-vjeçares pritet të vijë gjatë kësaj jave në Kosovë merr vesh media, ndërsa vëllai i dorasit po qëndron në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën, autori i vrasjes gjithashtu ka pësuar plagë të rënda trupore dhe menjëherë pas krimit është prangosur.

Për krimin që tronditi diasporën dhe Kosovën, është deklaruar policia e Bielefeldit. Në përgjigjen e tyre thuhet se historiku i ngjarjes që la të vdekur 33-vjeçaren mbetet akoma i paqartë, teksa hetimet po vijojnë.

“Historiku i aktit është aktualisht i paqartë, hetimi i komisionit të vrasjes “Theo” nën drejtimin e shefit detektiv Kollien është ende në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi të shtunën mbrëma kur ferizajasi 48-vjeçar, vizitoi banesën e ish-familjes së tij në Lohne dhe gjuajti me armë zjarri në drejtim të familjarëve të tij.

“Ai qëlloi për vdekje kunatën e tij 33-vjeçare dhe plagosi rëndë vëllain e tij 38-vjeçar, gjithashtu plagë të rënda trupore pësoi edhe dorasi”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë gjermane.

Tutje, sipas raportimeve të mediave gjermane banesa ishte e ish-gruas së dorasit, ndërsa aty për vizitë kishte shkruar vëllai dhe kunata e tij, tashmë e ndjerë.

Raportohet se 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por ishte penguar nga vëllai, për pasojë dorasi mori armën dhe shkrepi në drejtim të familjaravë të tij. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat