Nga sot Gjermania në izolim të plotë, mjeku shqiptar: Vendi një hap para fazës finale të luftës

Gjermania

Nga sot Gjermania në izolim të plotë, mjeku shqiptar: Vendi një hap para fazës finale të luftës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:19
Alk Shehu

Nga sot Gjermania hyn në izolim të plotë shkollat dyqanet jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 10 janar.

Mjeku shqiptar në Gjermani Alk Shehu tha për Euronews Albania se masat janë përshkallëzuar duke nisur nga dita e sotme në nivelin e atyre të marrë në fillim të pandemisë, sepse numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, por edhe për shkak të festave që zakonisht sjellin grumbullime.

Sipas tij, Gjermania aktualisht gjendet në një presion të madh për shkak të shifrave në rritje të të infektuarve, por jo jashtë kontrollit pasi spitalet dhe repartet e terapisë intensive nuk janë ende të mbingarkuara.

“Marrja e këtyre masave bëhet pikërisht për të shmangur mbingarkesën në spitale. Aq më tepër që jemi në fazën finale sepse më 21 janar Gjermania pritet të certifikojë vaksinën Pfizer dhe më 22 të nisë vaksinimi, pasi qendrat janë bërë gati”, tha mjeku.

I pyetur lidhur me qëndrimin që kanë gjermanët ndaj vaksinës anti-COVID mjeku shqiptar shpjegoi se ashtu siç po ndodh në çdo vend të botës, shumica pret e lehtësuar me shpresën se do t’i rikthehet jetës normale, por ka edhe një pjesë të vogël skeptikësh që janë në përgjithësi kundër çdo lloj vaksinimi.

“Deri tani qeveria gjermane ka siguruar se vaksina ka mbrojtje 96-97 për qind dhe është e sigurt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat