Krimi i trefishtë në Gjermani/ Zbulohet arsyeja pse shqiptari vrau gruan dhe vajzën, ja si shpëtoi vajza e vogël

Gjermania

Krimi i trefishtë në Gjermani/ Zbulohet arsyeja pse shqiptari vrau gruan dhe vajzën, ja si shpëtoi vajza e vogël

Nga: A.Zh Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:35
Policia ishte në vendin e ngjarjes në Isselburg pasi një i njohur e kishte njoftuar atë.

Një shqiptar nga Kosova, ka vrarë gruan dhe vajzën e tij (17-vjeçare) në Gjermani. Ai më pas ka vrarë edhe veten, duke u var me një litar në verandën e shtëpisë.

Mediat gjermane raportojnë se një mosmarrëveshje ndarjeje mes çiftit shqiptar deri më tani është dyshuar si një motiv i mundshëm, përcjell Bota sot.

Ngjarja tmerruese ndodhi sot në mëngjes në Isselburg të Gjermanisë. Njëra vajzë e çiftit i ka shpëtuar sulmit dhe tani gjendet nën kujdesin e të afërmve të saj.

Prokurori i rastit ka njoftuar se 51-vjeçari dhe 46-vjeçarja ishin në një fazë “ndarjeje” dhe kjo dyshohet të jetë motivi që ka çuar në krimin makabër, përcjell Bota sot.

Prokurori ka thënë se vajza që mbijetoi kishte qëndruar në një dhomë të mbyllur nga jashtë, deri kur kanë arritur punëtorët e shpëtimit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat