Kulti i personit

Gjermania

Kulti i personit

Nga: Shpetim Alaj Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:48
Shpetim Alaj

A ju kujtohen së paku disa nga personalitetet e shekullit të kaluar që kanë qenë persona të kultit? Spontanisht me vijnë nder mend Tito, Enver Hoxha, Stalini, Hitleri, Erich Honecker, Ceausescu, Pinochet, Mugabe, etj. Cka kanë këta emra të përbashkët? Të gjithë në kohën e tyre ishin udhëheqës të cilët u bënë kult për popullin dhe shtetin e tyre. Intersante është se shumica prej tyre nuk kanë pasur një perfundim të mirë dhe mbetën humbës të mëdhenjë, iu shemben monumentet dhe kulti i tyre ra. Dikujt i zgjati më shumë e dikujt më pakë, disa e përjetuan përëndimin e tyre sa ishin gjallë e disa pas vdekjes varësisht nga ngjarjet dhe ndikimet ndërkombëtare. Sa këngë , vjersha e romane janë shkruar për ta dhe nga ata për lavdinë e tyre, për njohuritë dhe aftësit e tyre duke shkuar bile edhe deri te krahasimi me pejgamerët apo mesiasit. Janë organizuar pritje madhështore dhe spektakle nga më të ndryshmet për nderë të tyre nëpër tërë botën.

Secili që guxon të flasë apo shkruaj kundër tyre përfunduan në rastin më të mirë prapa grilave ose u vranë e u masakruan në mënyren më brutale duke ua shkatërruar edhe familjet e tyre. Shumë shpesh vetëm pas vdekjes së tyre dolën në pah të bërat ose të pabërat e tyre. Ju kujtohen shumë mirë kur iu dogjen Stalinit ne mes të Moskës veprat e tij, apo të Hitlerit në Berlin e München. E keni parasysh me siguri rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë dhe poshtërimi që iu bë. Gjithashtu heqja e shtatoreve të Titos nëpër vise të ndryshme në ish Jugosllavi.

Ndërrimi i emrave të qyteteve si përshembull Titograd/ Podgorica apo Titova Mitrovica / Mitrovica e jonë. Rrëzimi nga pushteti i Ceausescut dhe pushkatimi I tij së bashku me gruan e tij pa gjykim të mirëfillt. Erich Honecker u detyrua ta lëshoj vendin e tij dhe të vdes në Santiago de Chile. Edhe pse në shiqim të parë na duket një shekullë shumë i gjatë, gjërat ndryshojnë në mënyrë rapide dhe nganjëherë marrin shpejtësi marramendëse. Të gjithë pra e patën pothuajse të njejtin fat, nga heronjë u bënë horr. E gjithë kjo na mëson se duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjithmonë sepse historia nuk është kurr e vonë dhe nuk falë askënd. E vërteta del herëdokur në shesh. Pikërisht në atë moment kur mendojmë se jemi më të mëdhenjët, me te fuqishmit dhe të pavdekshëm, veq kemi humbur. Shumë pakë lider të cilët u ngritën në poziten e kultit mbetën të tillë edhe pas kohës së tyre, vërtetë të mëdhenjë si përshembull: Ghandi, Lech Valensa, Mandela, Havel, Ataturku etj.

Fatëkeqësisht te ne në Kosovë e Shqipëri vërehet tendenca e theksuar që disa udhëheqës tentojnë ta shpallin vehten kult. Populli ynë eshtë shumë i predistinuar dhe i prirur për tu manipuluar. Shumë shpejtë i krijon idhujt pa ditur edhe aq shumë për ta. Mjafton një deklaratë bombastike dhe veq je hero, thuren këngë për lavdi dhe brohoriten emrat e tyre nëper tubime e manifestime. Kryesisht me meritë apo gjysmëmerite. Më e keqja është se ata individ pasi ti ndëgjojnë gjithë ato brohoritje besojnë edhe vetë se janë të posaqëm, të veqantë dhe të jashtëzakonshëm. Gjithashtu edhe populli fillon verbërisht të beson të thirrjet e veta duke krijuar mite. E pa imagjinueshme per mua është kur edhe disa Intelktual vërtetë të spikatur dhe të dëshmuar për shkak të disciplinës partiake bien në nivelin e njejtë. Paramendojeni, kryetarët e partive politike e shohin vehten si idhuj dhe persona kulti, ju thirret emri nëpër tubime elektorale pa ndërpre, kurse ata gëzohen dhe harrojnë se janë njerëz sikur edhe shumica e popullit e jo të veqantë. A nuk do të duhej në këtë shekull të jetë partia dhe programi i saj ylli, e jo individi? Mendoj se po, sikur edhe në shumë vende vërtetë demokratike. Vetëm në shoqëritë primitive ka dukuri të tilla.

Duhet urgjentisht ta kapërcejmë këtë shkallë mentaliteti dhe sjellje. Të marrim shembull nga vendet përëndimore ku janë demokracite më të zhvilluara. Jam i vetëdijshëm se është njerëzore të gëzohesh kur të përkrahë masa për punën dhe aktivitetin tënd, por duhet pasur shumë kujdes si sillesh dhe si vepron që të mos përfundosh sikur këta shembuj që i përmenda më lartë. Prandaj, o politikanë Shqiptarë, kujdes nga sjelljet dhe pretendimet tuaja. Uluni e punoni me popullin e për popullin, jo ndryshe sepse secili është i zavendesueshëm. Zbrituni me këmbë në tokë, mos rritni mendjen dhe do të jetoni edhe më gjatë se vetë jeta e juaj. Kujtojeni atë Malësoren e cila pasi ia theu zemrën djali i saj,nuk gjeti nemë më të madhe se: “Rritu mendje biro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat