Udhëton 100 km vetëm për të kontribuuar për Kosovën, mërgimtari nga Gjermania ka një porosi për Valon Sylën

Gjermania

Udhëton 100 km vetëm për të kontribuuar për Kosovën, mërgimtari nga Gjermania ka një porosi për Valon Sylën

Nga: A.Zh Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Abedin Sejdijaj me shokët e tij

Abedin Sejdijaj, një mërgimtar nga Shkupi që jeton në Gjermani, i ka dërguar një porosi gazetarit Valon Syla.

Ai ka dërguar një fotografi në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ku shihet bashkë më shokët e tij në një shitore të një mërgimtari tjetër nga Kosova.

Sejdijaj ka thënë se ata kanë udhëtuar afër 100 kilometra, vetëm për të blerë produkte në këtë shitore në afërsi të qytetit Neckarsulm, për të kontribuuar për prodhuesit e Kosovës.

“Jetojmë ne Gjermani, saktësisht në Ludwigshafen am Rhein, por fotoja është bërë në një shitore të një mërgimtari në afërsi te qytetit Neckarsulm që mban produkte vendore nga Kosova. Ne kemi udhëtuar afro 100 km për të blerë ato produkte, në mënyrë që të japim sado pak një përkrahje të vogël për prodhuesit vendorë të Kosovës, sadopak është një kontribut i vogël për vendin. Edhe njëkohësisht, sado pak të ndjejmë pak ngrohtësi dhe të çmallemi me atdhe, përndryshe jam nga Shkupi, kurse shoku nga Presheva”, ka thënë Sejdijaj për “Bota sot”.

Ai i ka dërguar një mesazh gazetarit Syla, duke thënë se ata do të kontribuojnë në çfarëdo forme për atdheun.

“Le ta dijë mirë Valon Syla se gjithmonë kemi kontribuar dhe do të kontribuojmë në çfarëdo forme. Pa marr parasysh se ku vijmë, ekziston vetëm një Shqiptari. Zoti i bekoftë shqiptarët anë e mban globit”, ka thënë mërgimtari./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat