Mejdi Orana, Heroi i humanizmit dhe patriotizmit

Gjermania

Mejdi Orana, Heroi i humanizmit dhe patriotizmit

Nga: Xhavit Çitaku Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:35
Xhavit Çitaku

Tash e tredhjetë vjet më pare Mejdi Orana jeton e punon në Gjermani, i cili, pos tjerash, për çdo vit për familjet pa burim të ardhurash në Kosovë, pa përkrahje nga dora e shtetit, ndanë mijëra euro

Sa herë e përmend Kosovën, ofshan. Merr frym thellë. Në qepallat e tij janë grumbulluar lotët dhe vetëm sa nuk i pikojnë dhe të rrjedhin në faqet e tij të skuqura prush. Me të dy duartë i fshinë sytë. Pushon edhe një qik. Prapë, ofshan. Duke belbëzuar vazhdon të flas : ” Eh, kam nostalgji të madhe si ta permendi Kosovën, me therrë në zemër. Në thellësi të shpirtit ndiej se diçka me mungon. Me mungon diçka madhe. Me mungon vendlindja me të gjitha bukurit e saj, miqët, shokët, farefisi. Në mendjen time gjithçka me sillet vërdall për rininë time”, kështu e fillon bisedën me plot mallengjim veprimtari, humanisti,atdhetari e mërgimtari Mejdi Orana, i cili tash e tridhjetë vjet më parë jeton e punon në Gjermani.

Që në fillim na tha se i duhet medeomos të tregoj pak histori të prejardhjes se familjes së tij. Ai ka lindur në Dardanë, por të parët e tij janë nga Orana, fshat afër Leskofcit, tash Serbi. Sikurse edhe 300 mijë shqiptar të tjerë që u masakruan, u vranë e u dëbuan nga krajlat serb, edhe familja e tij ishte e shtrënguar që të braktisë truallin e saj shekullor dhe të vendoset në Dardanë ku jeton edhe sot e kësaj dite familja e tij. Mejdiu rrëfen edhe trishtimin që kishte pasur gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak, ngaqë gjatë gjithë kohës jo vetëm ai por edhe të gjithë të rinjtë shqiptarë ishin të përcjellë hap pas hapi nga shërbimi sekret i ushtrisë serbe. Për çdo ditë duhej të paraqitejshin para oficërve të cilët në të gjitha mënyrat i kërcënonin edhe me jetë vetëm e vetëm pse ishin shqiptar. Megjithatë, ai arriti të shpetoj nga ato kthetra shoveniste serbe.

Image

Jeta në kurbet është sfiduese

Me një ndjenjë drithërimi, Mejdiu rrëfen ditën kur para tridhjetë vjetësh kishte braktisur vendlindjen dhe ishte vendosur në Gjermani, përkatësisht në qytetin e Shtutgartit, në të cilin filloi një jetë të re mërgimtari. Së pari filloi punën në një fabrikë tekstili në moshën njëzet vjeçare, në të cilën punone nga 12 orë në ditë. Duke treguar kronologjikisht tërë atë periudhë të vështirë e plot sfida në dhe të huaj, ai rrëfen një rast shumë interesant për një vajzë nga Prizreni, të cilën e kishte takuar në ditën e parë të punës. Ajo gjatë gjithë orarit të punës nuk kishte ngrënë e pirë asgjë, duke u munduar që të kursej para për të ndihmuar familjen e saj në Kosovë. Mejdiut i kishte ardhur shumë keq për atë gjendje që kishte parë tek ajo dhe pa një pa dy ia kishte dhënë gjysmën e ushqimit që ia kishte përgatitur gruaja e dajes. Pamja e mjer e asaj vajze i kishte mbetur kohë të gjatë në mendje dhe në anën tjetër ishte një përceptim për të kuptuar ndryshe jetën dhe për të kuptuar se sa shumë e varfër është jeta për familjet në Kosovë.Nuk kaluan shumë kohë dhe Mejdiu u shpërngul në Hamburg, ku jetonte e punonte edhe xhaxhai i tij Sejdiu. Nisë një punë të re, e cila i pëlqen dhe me entuziazem e vullnet të madh e kryen, për të cilën gjë e lavdëronte edhe shefi i tij gjerman. Në mars të vitit 1995 arriti të formoj kompaninë e tij së bashku me gruan e emërtuar ” Orani Budenbelege”, e cila me sukses po i kalon edhe këto sfidat e shkaktuara nga pandemia e Korona virusit. Ky qift bashkëshortor ka tre fëmijë. Fatoni, djali i madh, është student i fakulteti të Nërtimtarisë, drejtimi për ndërtimin e rrugëve dhe për ruajtjen e insekteve, kafshëve dhe natyrës. Është zgjedhur student i shkëlqyer.

Vajza tij ka kryer shkollën për BVL dhe punon në zyrën e babait, të cilën e ka krah të djathtë të Kompanisë. Ndërkaq djali i vogël Endri është nxënës i gjimnazit.

Në shërbim të plot ndaj kombit dhe atdheut

Pavarësisht se kishte gjendjen e mirë ekonomike, Mejdiu me shpirtin e tij fisnik ishte i dhënë me tërë qenien për të kontribuar për komb e atdhe. Kësisoj, në vitin 1992 u bë anëtar i LDK-së dhe nga ajo kohë u bë zë i fuqishëm dhe i rëndësishëm në organizimin dhe mori pjesë në të gjitha protestat që kishin kryefjalë pavarësinë e Kosovës. Duke pasur parasysh angazhimin e tij të madh dhe të palodhshëm, Mejdiu zgjedhet edhe nënkryetar i nëndegës së LDK, që kishte 200 anëtarë. Kontributi i tij i madh dhe i pakontestueshëm ishte sidomos në grumbullimin e trepërqindshit. Ky veprimtar i shquar fitoi respekt e besim nga të gjithë, sepse vërtetë ishte një burrë i vendosur, në burrë i fjalës dhe besës. Besim e përkrahje të madhe kishte fituar sidomos nga Kryetari i Komisionit Qendror të trepërqindshit për Gjermani, Pjeter Colaj dhe Hafiz Gagica, kryetar i Degës sö LDK për Gjermani, nga të cilët edhe kishte marrë mirënjohje me shkrim për kontributin e tij të dhënë si veprimtarë i palodhshëm. Mejdiu me krenari tregon dëftesat e qindra mijëra markave gjermane që kishin kontribuar bashkatdhetarët tanë në rajonin ku ai kishte vepruar dhe të cilat i kishte dorëzuar pranë Komisionit Qendror. Tregon një deftesë me një shumë të madhe të mjeteve materiale të grumbulluara nga një aksion që kapte shumën afër 720 mijë marka gjermane, të cilat i kishte dorëzuar në Bon të Gjermanisë në Komisionin Qendror të Trepërqindshit. Shohim edhe dëshmi tjera të grumbullimit të mjeteve nga bashkatdhetarët tanë. Tërheq vemendjen edhe dëftesa tjetër me shifrën prej mbi 600 mijë marka, pastaj 57 mijë, mbi 100 mijë, 54 mijë. 42 mijë, 15 mijë, 16 mijë, 36 mijë, 13 mijë marka e kështu me radhë, mjete këto që i janë dorëzuar direkt Hafiz Gagicës dhe Pjetër Colit. Ky veprimtar sqaron se grumbullimi i mjeteve kaq të mëdha materiale ka të bëj me faktin se bëhet fjalë për një rajon të gjerë të rrethit të Hamburgut, në të cilin banonin numër i madh të komunitetit shqiptar. Ishte përgjegësi kryesor për këtë rajon dhe për të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin i raportonte direkt Qeverisë në Ekzil dhe Komisionit qendror që vepronin në Bon, atëherë Kryeqytet i Gjermanisë.

Të udhëheqësh një biznes dhe të japesh kontribut të jashtëzakonshëm në dobi të çështjes kombëtare nuk ishte aq e lehtë. Mirëpo, siç thekson Mejdiu, vullneti i madh,entuziazmi e dëshira e flakët për ta parë Kosovën të çliruar nga pushtuesi serb i jepnin krah e forcë për të punuar natë e ditë pa ndier lodhje në asnjë moment.

Modestia e këtij veprimtari të madh

Duke dëgjuar edhe për shumë punë të dobishme që ka bërë ky njeri me shpirt të bardhë, ne ia bëm me dije se këto aktivtete kaq të pasura e përmbajtësore do të zënë vend edhe në mjete të informimit. Si njeri modest që është ai na tha: Deri me tash asnjëherë nuk kam dhënë ndonjë intervistë për asnjë medium. Punën që e kam bërë ia kam pasur borxhë atdheut dhe ky është shpërblimi im më madh që e ndiej në shpirt, ishte përgjigja e tij. Ai ndihet shumë krenar që e ka bërë këtë punë e shumë më tepër që ka qenë i privilegjuar dhe i është besuar kjo detyrë kaq e rëndësishme e me përgjegjësi të madhe. Mejdiu falenderon nga zemra shumë miqë e bashkëpunëtor nga rajoni ku kanë zhvilluar aktivitet shumë të madh e të pandërprerë së bashku pa kursyer asgjë nga vetja. Kanë lënë anash obligimet e tyre ndaj familjeve e të punës. Kanë udhëtuar ditë e natë për të marrë pjesë në organizimin e komunitetit shqiptar me të vetmin qëllim: për të ndërtuar murin e pavarësisë së Kosovës, e cila më në fund u bë realitet.

Mejdiu ishte një personalitet që përqafonte e mbështeste çdo gjë të re, çdo gjë patriotike, çdo gjë që shkonte në të mirë të komunitetit shqiptar në Gjermani. Ishte një model i një njeriut punëtor që nuk përtonte të angazhohej gjithnjë aty ku e kërkonte nevoja dhe, njëkohësisht, i përkushtuar për të mirën e kombit dhe atdheut. Mejdiu ishte korrekt me bshkëpunëtorët e shumtë që i pati, nuk e injorante asnjë, përkundrazi kishte e ka besim në të vërtetën për të cilën ka sakrifikuar shumë.

Për çdo vit ndanë mijëra euro për familjet e varfëra

Pavarësisht se për çdo vit ndanë mijëra euro për familjet e varfëra në Kosovë, Mejdiu këtë humanizem kaq të madh e mbanë në vete, e mbanë të heshtur. Nuk dëshiron të flas shumë për këtë shumë aq të madhe parash që ndanë për ata që kanë nevoj, për ata që janë të varur nga të tjerët. “ Zemra me ligështohet kur shoh familje që i kanë kushtet e vështira ekonomike, kur shoh fëmijë gati të zdeshur në rrugë, kur shoh të tjerë pa kulm mbi kokë. E vetmja gjë që mund të bëj është se e hapi kuletën dhe i ndihmoj aq sa kam mundësi” rrëfen ky njeri, ky hero i humanizmit. Përveq kësaj, Mejdiu ka ndihmar edhe një qytetar me 100 mijë marka që kishte nevojë për shërim jashtë vendit. Pandemia ka shkatuar vështirësi të mëdha në mbarvajtjen e punëve të të gjitha ndërmarrjeve anëmbanë botës, por edhe në firmën e Mejdiut, mirëpo, ai vazhdon të ndihmojë materialisht familjet në Kosovë derisa sa t’i shterrën mjetet fundit.

Është dashamirë i fjalës së shkruar

Para dy vitesh Mejdi Orana ishte për vizitë në Malme të Suedisë dhe me të dëgjuar se po mbahej një orë letrare e organizuar nga SHSHASH ” Papa Klementi i XI Albani” kishte shprehur dëshiren për të marrë pjesë me shokun e tij të ngushtë Xhelil Musa. Ishte kënaqur me ato vargje të bukura e mallengjyese të lexuara e të krijuara nga shkrimtarët e kësaj shoqate. Edhe lot gëzimi i kishin rrjedhur kur kishte parë se sa të afërm ndiheshin ndërmjet veti anëtarët e këtij ambienti krijues si dhe me vëllimet aq të shumta krijimesh të zhanreve të ndryshme. Nga ai moment Mejdiu është bërë një përkrahës dhe mbështetës i madh i SHSHASH ” Papa Klementi i XI Albani” në Suedi. Jo vetëm kaq. Ai këto ditë në gjirollogarinë e kësaj shoqate derdhi tre mijë euro për të ndihmuar një organizim të dinjitetshëm të dhjetë vjetorit të formimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat