Nëndega e LDK-së në Bavari, do të vazhdojë t’i qëndrojë besnike LDK-së së reformuar dhe kryetarit Abdixhiku

Gjermania

Nëndega e LDK-së në Bavari, do të vazhdojë t’i qëndrojë besnike LDK-së së reformuar dhe kryetarit Abdixhiku

Nga: Maxhun Smajli Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:17
Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, mbajti mbledhjën e saj të rregullt. Me ftesë të kryesisë, mori pjesë edhe kryetari i Degës së LDK-s, për Gjermani, z. Osman Ferizi. Në këtë mbledhje që u drejtua nga kryetari, Mr. Ing. Rexhep Nikçi, pati dy pika të rëndit të ditës; - Analizimi dhe vlerësimi i punës së LDK-s, së reformuar - Regjistrimi dhe kryerja e obligimeve të anëtarëve të Nëndegës.

Rreth pikës së parë të rëndit të ditës, anëtarët e kryesisë, bënë një vështrim dhe analizë të shkurtër për punën një mujore të LDK-s. Anëtarët e kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, dolën me konstatimin, se: “Pas Kuvendit zgjedhorë të 14 marsit 2021, ku pati ndryshime të dukshme në Kryesinë Qëndrore, të LDK-s, po vërehet fryma dhe qasja e re pozitive; ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve besnik të LDK-s, si dhe veprimeve të duhura politike të kësaj kryesie. Kjo nismë e mbarë e Kryesisë Qëndrore të LDK-s, po reflektohet pozitivishtë edhe në Nëndegën e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Rugovës. Pas një rënie të dukshme të numrit të anëtarëve të kësaj Nëndege, gjatë vitit të kaluar, ku, falë kryetarit të Degës se LDK-s, z. Osman Ferizit, nuk ndodhi shpërndarja e kësaj partie, kemi një rritje të madhe të te interesuarve për anëtarësim”.

Veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, veterani i LDK-s, z. Adem Thaqi (74), kishte udhëtuar nga Mindelheimi, rreth 70 kilometra, për t’u bërë pjesë e kësaj Nëndege. Ai, duke parë harmoninë, unitetin dhe kulturën e lartë të anëtarëve të kryesisë, bëri edhe pagesën e anëtarësisë për vitin 2021 dhe 2022, rast unik në Evropë. Shpirti i tij u mrekulluar kur i dhanë gazetën “Gazeta e Alpëve” dhe revistën “Marshi i mërgimtarit”. Mrekulli kjo që nuk e kishte përjetuar gjatë 30-të viteve të veprimtarisë së tij, në LDK.

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, do vazhdoi t’i qëndroi besnik LDK-s, së reformuar dhe kryetarit të saj, z. Abdixhiku.

Nga Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat