Kosova duhet të solidarizohet me Gjermaninë!

Gjermania

Kosova duhet të solidarizohet me Gjermaninë!

Nga: Ramadan Desku Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rrethanat e jashtëzakonshme, konfliktet e dhunshme, krizat humanitare janë situata me të cilat bota dhe njerëzimi përballet çdo ditë. Nuk do diskutim se ato përjetohen me rëndë dhe me më vështirësi në vende të varfra, të kapluara nga mosfunksionimi i sistemit socio-ekonomik, por kjo nuk nënkupton se vendet me të zhvilluara janë imune ndaj këtyre fatkeqësive apo nuk kane nevojë për asistence nga jashtë.

Sidoqoftë, përtej, këtyre përkufizimeve të përgjithshme, dëmet e shkaktuara këto ditë nga moti i ligë në Evropë dhe konkretisht në Gjermani, ku përveç dëmeve te mëdha materiale kane lënë pasoja dhe ne njerëz, kanë mobilizuar shtetet mike në ndihme të autoriteteve gjermane. Pa dashur te paragjykojmë, një gatishmëri të tillë duhet të tregojë edhe Qeveria dhe Institucionet tjera relevante të Republikës se Kosovës.

Në situata të tilla edhe pse aspekti material-financiar është shumë i rëndësishëm, po aq e rëndësishme sa kjo është edhe reagimi në kohe, solidarizimi dhe shprehja e gatishmërisë morale ndaj njërit nga vendet me miqësore te Kosovës. Madje, shqiptarë në përgjithësi dhe Kosova ne veçanti, për dallim nga vendet tjera ka shumëfish obligim dhe arsye të reagojë ne gjithë kapacitetin e saj, nëse jo për gjë tjetër, për ndihmën e Gjermanisë në periudhat me te vështira te popullit shqiptarë, që nga proceset e viteve te 90-ta, periudha e luftës e deri në vendimet e mbështetjen vendimtare në procesin e shtet ndërtimit e Kosovës.

Një arsye tjetër po ashtu shume e rëndësishme dhe logjike, është edhe numri i madh te Diasporës që jetojnë dhe veprojnë ne Gjermani, e qe janë një nga burimet primare te mijëra familjeve ne Kosovë. Respekti dhe ndihma, aq me tepër ne situata te tilla duhet te jenë reciproke, andaj Kosova nuk duhet te vonohet ne këtë drejtim. Pse jo, një iniciativë mund të ndërmerret dhe nga shoqatat e shqiptareve q⌂ operojnë ne Gjermani, te cilat njëherësh janë dhe dëshmitarët kryesore te ndihmës dhe humanitetit te popullit dhe shtetit gjerman ndaj popullit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat