Në zonat e përmbytura jetojnë shqiptarë, flet studentja nga Gjermania: Situata është kaotike

Gjermania

Në zonat e përmbytura jetojnë shqiptarë, flet studentja nga Gjermania: Situata është kaotike

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:22
Theranda Lamaj

Gjermania është duke përjetuar katastrofën natyrore të përmbytjeve në vend, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 120 dhe qindra të tjerë  rezultojnë të zhdukur. Por shqetësimi është rritur pasi shumë shqiptarë punojnë dhe jetojnë prej vitesh atje.

Një studente shqiptare e cila jeton në Wuppertal, qytet në landin e Nordrhein-Westfalen, një nga më të prekurit nga përmbytjet, thotë se situata është kaotike dhe se bodrumet e shumë shtëpive janë mbushur me ujë.

“Dëmet janë të mëdha, është një katastrofë natyrore. Këtu është bllokuar çdo gjë, ka shumë dëme materiale dhe bodrumet janë të bllokuara e të mbushura me ujë, çka paraqet rrezik pasi aty mund të ketë energji elektrike.

Këtu ka shumë shqiptarë, dy prej shoqeve të mia kanë fjetur tek unë pasi shtëpia e tyre ishte mbushur komplet me ujë”, thotë Theranda Lamaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat