Varroset çifti nga Kosova që vdiqën gjatë përmbytjeve në Gjermani

Gjermania

Varroset çifti nga Kosova që vdiqën gjatë përmbytjeve në Gjermani

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:08
Dy shqiptarët janë varrosur sot në fshatin Zahaq për Pejës

Nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani humbi jetën edhe çifti nga Kosova, Shaban e Raze Delija.

Dy shqiptarët janë varrosur sot në fshatin Zahaq për Pejës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u dërgoi sot telegram ngushëllimi familjarëve të çiftit Deliaj, duke ndarë dhembjen me ta.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.

Ndryshe, përmbytjet në Gjermani ua morën jetën shumë qytetarëve, shumë persona u zhdukën, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat