Si u dorëzua Virusi “Delta” para meje?

Gjermania

Si u dorëzua Virusi “Delta” para meje?

Nga: Marjan Sebaj-Sopi Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:40
Marjan Sebaj-Sopi

Isha në dijeni, por kur më takoi Virusi, më tha: "Eh djalë, që dy vite të kërkoi dhe shih se nuk ke ka shkon?! I pa befasuar, ia prita: "jo ore i poshtër, as nuk tu kam fshehur as nuk t'kam ikur, sepse as unë nuk jam ndaluar duke shëtitur pandërpre që dy vite e nuk ta kam pas frikën fare, dhe as nuk të kam takuar.

Dhe ende pa përfunduar bisedën, ai qyqar tinzar u fut në mua përmes vrimave të hundës sime mjaftë të madhe, e gjeti vendin menjëherë.

Dhe vërtetë më mori të nuhaturit, kështu që nuk dalloja më far arome.

I thashë: qenke i poshtër, ore, a kështu sillesh me të gjithë?!

Ma ktheu me përqeshje cinike: He he he...prit pak prit...(ani kinse shqip tha; heneeeez). Dhe vazhdoi rrugën ka fyti, por tap i doli para z.Apetiti dhe z.Nuhaturi e i thanë; "mos na u sill kësajde! U kacafytën kogjo fortë, fyt për fyti, dhe faqeziu, nga inati e grabiti qysmën e Apetitit dhe të Nuhaturit, dhe po vazhdon rrugën kah mushkritë. Por këtu menjëherë hasi në vështirësi, në tunela të zi-errësuar e dukej sikur sillej vërdallë Delta, e asesi me gjetë rrugë, ishte humbur e ndoshta edhe helmuar nga z. Duhani. Madje, disa herë veq se nuk u zhyt e ngulfatur në Katran. Kur ishte takuar me zotri Nikotinin ia kishte tralluar e marr krejt mend.

Dal nga dal, po e vëreja se përgaditej të dal e ik, po e pyes: Çka u bë o "Deltë" o Covid19 e Virus i poshtër?!

Ma ktheu; "ai burr, nuk gjeta rrugë për kah mushkritë, i kishe mbuluar më katran (që kur pi duhan) dhe e kishe bë si mur Berlini e nuk munda të depërtoj, madje një zë burri, u duk si z. Duhani më tha: ik more se këtu kollitem unë!

E pyeta: E tash?

Delta Virusi: "Tani jam i uritur e po iku nga Ti, sepse u vërdata poshtë e lartë disa ditë e asgjë, u humba sikur lopë e asgjë, dhe vazhdoi; edhe lopës mos me i dhanë me hangër bënë MUUU!

Nga tani jam MU (lopë e çartur) sepse dëshiroj kështu ta ndërroj emrin e fytyrën që mos më njohin njerëzit.

I thashë ik e thefsh qafën përgjithmonë, kur mos u kthefsh të askush.

Kurse, nga larg Delta e tani Mu faqeziu u dëgjua duke thënë e bërtitur: "Mos mbani maska, mos mbani higjienën, mos mbani distancë, mos u vaksinoni...sepse ma shpejt Ju gjejë dhe përqafoj!" Kujdes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat