Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit dhe drejtori i shëndetësisë, kanë bërë sot shpërndarjen e dhuratave të vitit të ri, për fëmijët në qendrën “Liria”.
“Pema” dhe për fëmijët që janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, për t’u ofruar atyre sadopak ngrohtësinë e festave të fundvitit.
Delegacioni i kryesuar nga nënkryetari Ismajli, kishte me vete babadimrin që përpos dhuratave fëmijëve u ka dhënë edhe gëzimin e madh me prezencën e tij në këto tri qendra të përkujdesjes sociale e shëndetësore.
Nënkryetari Ismajli ka thënë se dhuratat simbolike për fëmijët e Gjilanit, janë iniciativë e kryetarit Lutfi Haziri, që të gjithë fëmijët të marrin nga një dhuratë simbolike, e cila do të mbetet në kujtesën e fëmijëve si moment i bukur gëzimi.
“Këto janë dhurata shumë të vogla në krahasim me atë që meritojnë këta fëmijë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këta fëmijë. Urojmë bashkërisht që viti tjetër të jetë me një fokus të veçantë për fëmijët në përgjithësi”, u shpreh ai.
Edhe përfaqësuesit e institucioneve potencuan se dhuratat dhe kujdesi i treguar janë një motiv për familjarët e këtyre fëmijëve, të cilët me shumë gëzime presin momentet e tilla.