Dhjetë shkolla të Gjilanit pajisen me tabela të mençura - Bota Sot
Dhjetë shkolla të Gjilanit pajisen me tabela të mençura

Gjilani

Dhjetë shkolla të Gjilanit pajisen me tabela të mençura

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Dhjetë shkolla të Komunës së Gjilanit janë pajisur sot me tabela të mençura, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë inovativ të integruar në mësimdhënie dhe mësimnxënie sipas standardeve të shekullit 21.

Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, ka thënë se me furnizimin e tabelave të mençura, Gjilani po i përgjigjet me ritëm të shpejtë zhvillimeve dhe ndryshimeve në qasjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informatikës si kusht themelor i procesit të reformës kurrikulare.

“Përmes tabelave te mençura nxënësit dhe mësimdhënësit do t'i përmbushin nevojat për të nxënit interaktiv, trajtim gjithëpërfshirës të temave, punë të pavarur, dominimi i punës individuale dhe grupore  e kontroll i drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Gagica.

“Vlen të theksohet se nesër do të fillojë të përmbushet premtimi i kreut të Komunës, Lutfi Haziri, për shujtat për nxënësit,  ku pilot projekti do të nis së zbatuari me nxënësit e shkollës fillore në Verbicë të Zhegocit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...