Mehmet Zylfiu,- zgjedhet i pari i të Rinjëve në Gjilan

Gjilani

Mehmet Zylfiu,- zgjedhet i pari i të Rinjëve në Gjilan

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 13:45
Mehmet Zylfiu

Të Premten më datë: 22.02.2019, pas zgjedhjeve te rregullta në Kuvendin e VI,  për të parin e KVRL-së, kryetar u zgjedh z.Mehmet Zylfiu, me bazë deleguese nga organizata “ Rinia Studentore Kadri Zeka” duke marrë 18 vota pro nga 22 që ishin.

Kryetari i sapozgjedhur ka marr besimin e vlerësimin nga anëtaret e tjerë, me traditë të mirë të krijuar nga përfaqësimi i të rinjëve ku ishte edhe shembull ideal si Kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin “ Kadri Zeka”- Gjilan.

Vendimi i sotëm përforcon shumë më tepër këtë përcaktim, pasi kandidati i sapo zgjedhur ka një përvoj të mirë e të gjatë në menagjimin dhe përfaqësimin e të rinjëve.

Ai, nëpërmjet një njoftimi ka falënderuar anëtarët e KVRL-së (Këshili i Veprimit Rinor Lokal) në rrjetin e tij social facebook duke shkruar:

Të dashur të rinjë të Qytetit tim!

Sot mora besimin nga antarët e KVRL-së që të përfaqësoj të rinjët e qytetit tim.
Ndjenjë respekti privilegji e përgjegjësie të jem përfaqesues i të rinjëve Gjilanas.

Falenderoj antarët e KVRL- së për besimin e dhënë, falenderoj përzemërsisht punën e palodhshme dhe shumë efektive të Kryetarës dhe strukturave udhëheqëse së deri tanishme që me mund e shumë përkushtim e ka përmbushur me shumë sukses misionin e saj andaj, unë sot marr zotimin se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të jemi orientuar drejtë përmbushjes së interesave të të rinjve të Gjilanit.

Do mundohem që në vazhdimësi të punoj për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të rinjë të Gjilanit, duke I qëndruar besnik misionit për organizimin e aktiviteteve frytdhenese dhe për krijimin e hapësirave për të rinjtë e Gjilanit që të kenë mundësi veprimi.

Këtij misioni, unë ju bëj thirrje të vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik dhe të mos ndalemi deri në atë moment kur i arrijmë qëllimet tona.

#RiniapërRininë

I juaji,
Mehmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat