Gjilani aksion masiv për pastrimin e qytetit

Gjilani

Gjilani aksion masiv për pastrimin e qytetit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:03
Komuna e Gjilanit

Në fazën e parë do të largohen mbeturinat dhe do të bëhet pastrimi i rrugëve kryesore dhe trotuareve me ujë, në fazën e dytë parashihet mbjellja e drunjve dhe zgjerimin e gjelbërimit dhe në fazën e tretë është përsëri intervenimi me pastrim në të gjitha lagjet e qytetit me presion të fuqishëm të ujit për të krijuar ajër të pastër për të gjithë qytetarët.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë konfirmimin nga kompanitë Ekohigjiena dhe Hidromorava, FSK, këshillave të lagjeve e fshatrave, dhe qytetarët vullnetarë, për veprim në lokacionet e ndryshme, të gjithë së bashku, për krijimin e një ambient të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat