Komuna e Gjilanit të hënën bënë dezinsektimin, thirrje bletarëve t’i ruajn bletët - Bota Sot
Komuna e Gjilanit të hënën bënë dezinsektimin, thirrje bletarëve t’i ruajn bletët

Gjilani

Komuna e Gjilanit të hënën bënë dezinsektimin, thirrje bletarëve t’i ruajn bletët

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Të hënën, më 15 korrik, nis faza e dytë e dezinsketimit hapësinor në Gjilan, që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth.

Dezinsektmi ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët duhet t`i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezninsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.

Ndërkaq nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsktimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

Faza e parë e dezisektimit është kryer gjatë muajit qershor.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...