Shkëlqejn nxënësit e shkollës së artit pamor me ekspozitën kolektive

Gjilani

Shkëlqejn nxënësit e shkollës së artit pamor me ekspozitën kolektive

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 10:13
Foto nga ekspozita

Në Galerinë e qytetit të Gjilanit është bërë hapja e ekspozitës kolektive, me punimet e nxënësve të shkollës së artit pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan.

Konferencierja, Idea Shefkiu, nxënëse dhe njëherit kryetare e kësaj shkolle, në hapje të kësaj ekspozite tha: ”Punimet artistike të kësaj ekspozite janë realizuar gjatë gjysmëvetorit të parë të këtij viti shkollor. Dhe si çdo herë, as në këtë ekspozitë nuk mungojnë punimet e realizuara me përkushtim, si: Pikturë, dizajn grafik, dizajn veshje, e dizajn enterier”.

Roland Masurica, drejtor i shkollës së artit pamor “ Adem Kastrati” në Gjilan, pasi ka përshëndetur artdashësit dhe ka falenderuar për pjesëmarrje, tha: “Gjendemi në hapje të ekspozitës së nxënësve të shkollës së artit pamor në Gjilan, gjithënjë në mbështetje të mësimdhënësve të tyre”.

Ndërkaq ka falenderuar nxënësit për punimet e tyre që i kanë sjellur këtu, e për të cilat tha se me të vërtetë reflektojnë profesionalizëm, përkushtim, dije dhe sinqeritet.

“Me këtë rast mësimdhënësit tanë po përmbushin edhe një obligim nga zotimet e tyre, sepse, çdo aktivitet mbanë vulën e tyre. Të rinjtë tanë tashmë kanë përcaktuar rrugëtimin e tyre mbi vlerat e edukimit cilësor, për një shoqëri demokratike. Ata na treguan se janë të vetëdijshëm dhe të aftë për t’u përballur në të ardhmen dhe me sfidat e tregun të punës dhe standardet e të shprehurit artistik”, ka thenë, ai.

Kurse ka falënderuar drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Denisa Limani, e cila u ka mundësuar nxënësve që t’i ekspozojnë punimet e tyre në Galerinë e qytetit.

Nga ana tjetër, profesori i të njëjtës shkollë, Jeton Rexhepi ka folur për motivet dhe punimet e nxënësve, duke thënë se ekspozita e radhës, është edhe sukses të radhës.

“Ajo që gëzon, përpos fotografisë, pikturës, grafikës, skulpturës, lëndëve të dizajnit: qoftë tekstilit apo dizajnit grafik, që të gjitha përbëjnë një tërësi të madhe të asaj që quhet art.

Dhe në fushën e arteve pamore, kjo do të thotë që ka një egzistencë dhe argument që Gjilanin e përfaqësojn në fushën e kulturës të sjelle brez pas brezi dhe që sigurisht gjeneratat e reja do të kultivojnë dhe do të shpalosin talentin dhe mundin e tyre gjatë gjithë jetës.

Kurse përfaqësuesi i të rinjëve të kësaj shkolle, Donat Sherifi u shpreh:”Si anëtar i këshillit jam shumë i kënaqur me kreativitetin dhe punën që kanë shprehur nxenësit dizajn mode dhe eneterier dhe fotografiku ka avansuar më shumë. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të ketë edhe më shume kreativitet”. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat