​Gjilani ndihmon edhe Parteshin me mjete mbrojtëse dhe higjienike

Gjilani

​Gjilani ndihmon edhe Parteshin me mjete mbrojtëse dhe higjienike

Më: 23 mars 2020 Në ora: 20:00
Foto

Komuna e Gjilanit sot ka ndihmuar Komunën e Parteshit me mjete mbrojtëse dhe higjienike, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, nga i cili deri më tash në vendin tonë janë prekur 35 persona, prej tyre një me përfundim fatal.

Në fjalën e tij pas ndarjes së këtij donacioni, nënkryetari Arbër Ismajli, ka thënë se kjo është një mbështetje kryesisht në material mbrojtës në kuadër të angazhimit të kryetari Lutfi Haziri, i cili është i përkushtuar për të bërë maksimumin në parandalimin e koronavirusit në nivelin regjional.

“Ndihmat e mëhershme për Komunën e Vitisë, Ranillugut dhe kjo sot edhe për Parteshin, bëhen në kuadër të angazhimit të përbashkët të komunave të Anamoravës për parandalimin e koronavirusit. Ekipet e shëndetësisë primare janë duke monitoruar pikat kufitare, përfshirë edhe mbështetjen e dhënë për disa ditë në pikën kufitare në Han të Elezit”, ka thënë Ismajli.

Ai ka konfirmuar se duhet t’u jepet mbështetje të gjitha komunave në këtë regjion në mënyrë që kjo pjesë të parandalojë me sukses këtë virus dhe të ketë gjendjen e qetë dhe me sa më pak raste, duke mobilizuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat