Në Gjilan do të nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Gjilani

Në Gjilan do të nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Komuna e Gjilanit nis sot fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme dhe pengesë në jetën e qytetarëve të Gjilanit.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila menaxhon me këtë projekt ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e dytë të nis sonte në ora 19:30 deri në orën 24.00 dhe do të vazhdoj për tri ditë me radhë.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhët të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen ti mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.

Dezinsektimi fillon nga lagja ,,Zabeli’’, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, poashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë Dardania, Arbëria, Bregu I Djegur dhe tërë lagjet e tjera të qytetit.

Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjëve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi i Ulët, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat