Haziri: Janë 183 vatra aktive me koronavirus, megjithatë gjendja është nën kontroll

Gjilani

Haziri: Janë 183 vatra aktive me koronavirus, megjithatë gjendja është nën kontroll

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 00:00
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, thotë se edhe pse komuna që udhëheq ka mjaftueshëm të infektuar situata është nën kontroll dhe menaxhim të plotë.

“Gjilani deri sonte ka 360 persona të infektuar, 218 të shëruar ndërsa 133 vatra janë aktive që janë kryesisht në vetizolim dhe një numër i tyre në hospitalizim dhe nëntë qytetarë kanë humbur jetën duke përfshi këtu edhe një qytetare që ka humbur jetën sot e cila kishte edhe sëmundje tjera përcjellëse”.

“Ndërsa 83 mostra të marra nga qendra regjionale janë në prite të rezultateve”, deklaroi Haziri

“Ne në Gjilan e menaxhojmë burimin e infeksionit duke i vendosur në një listë të vlerësimeve tona të gjitha kontaktet dhe të gjitha testet lidhen me kontaktet e mundshme dhe jemi duke punuar në parandalim në mënyrë që mos me u leju me u thy vetizolimi dhe rregullat pandemike”.

Haziri tregoi se rastet e fundit janë kontakte në punë.

“Rastet e fundit janë kontakte pune”.

“Gjatë kohës së pandemisë sot jemi në ditën e 185 të pandemisë, ne kemi vendos me 22 shkurt ekipet mjekësore në pikat kufitare e kështu jemi përgatit për menaxhim”.

Haziri deklaroi se është kundër mbylljes së bizneseve teksa tha se ndërhyrja e Qeverisë duhet të shkoj edhe tek shëndeti ekonomik.

“Jam kundër mbylljes, por vendet ku dihet se ku hyjnë qytetarët si sallat sportive apo palestrat ku dihet se sa qytetarë hyjnë është i panevojshëm mbyllja pasi nëse ka raste të shpërthimit mund të identifikohen të prekurit mirë të punësoruar është problem me i identifiku”.

“Ndërhyrja e qeverisë duhet të shkojë drejt në ekonomi, duhet të mbrohet edhe shëndeti ekonomik në vend”, deklaroi Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat