Veliu: Na duhen edhe më tepër se 300 zjarrfikës, jemi larg standardeve të kërkuara

Gjilani

Veliu: Na duhen edhe më tepër se 300 zjarrfikës, jemi larg standardeve të kërkuara

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 14:08
Pamje nga vizita

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu theksoi se Kosova ka nevojë që të punësojë më shumë se 300 zjarrfikës, që të arrij standardin minimal, meqë sipas tij komunat kanë numër të paktë të tyre dhe se janë larg standardeve të kërkuara.

Veliu gjatë vizitës në Gjilan tha se sot kanë diskutuar me kryetarin Lutfi Haziri për reformat në administratë publike dhe për masat që duhet të merren para fillimit të vitit të ri shkollor, meqë do të rriten lëvizjet.

Veliu: Diskutuam edhe për çështjen e stacionit policor në Gjilan

"Diskutuam edhe për çështjen e stacionit policor në Gjilan. Sepse ju e dini që janë disa pengesa për sa i takon atij rrjeti. Dhe ne u dakorduam që të punojmë bashkërisht që sa më shpejt policisë regjionale të policisë në Gjilan t'iu sigurohen hapësira të nevojshme për punë dhe besoj që me parashikimet e buxhetit të vitit të ardhshëm këtë çështje do ta rregullojmë. Po ashtu e diskutuam edhe organizimin e gjitha mekanizmave edhe në kuadër të qeverisë së Kosovës edhe në nivel të komunës për fillimin e vitit të ri shkollor. Sepse me fillimin e vitit të ri shkollor do të rriten edhe lëvizjet, qarkullimet e njerëzve dhe mundësitë të përhapjes së covid-19. Por me masat që u prezantuan në qendrën operative të komunës së Gjilanit unë besoj që do të kemi një fillim të mirë të vitit të ri shkollor", është shprehur Veliu.

Ai ka folur edhe për rriten e numrit të zjarrfikësve, meqë siç tha Veliu, Kosova ka nevojë edhe për më tepër se 300.

Veliu: Na nevojiten më shumë se 300 zjarrfikës

"Unë sigurisht do ta procedojë edhe në Qeverinë e Kosovës. Sepse vendimi për shtimin e numrit të punëtorëve, duhet të jetë vendim i qeverisë. Besoj që qeveria do të ketë mirëkuptim për këtë numër në komunën e Gjilanit. Por Brigadat e Zjarrfikësve janë me numër të paktë edhe bë komunat tjera sepse janë larg standardeve të kërkuara sa i takon numrit të banorëve edhe hapësirave territoriale që i mbulojnë në secilën komunë. Na nevojiten edhe më tepër se 300 zjarrfikës të punësojmë që të arrijmë standardin minimal", ka deklaruar Veliu.

E, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar për vizitën e dytë në Gjilan të Agim Veliut gjatë kohës së pandemisë.

Ai tha se kanë diskutuar për rritjes e sigurisë publike, rolin e policisë në komunitet, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe masat anti-Covid.

Haziri: Në fokus të vizitës ka qenë funksionimi dhe qendra operative e emergjencave civile

"Vizita e tij e dytë është prapë është në funksion jo vetëm të sigurisë publike por edhe të zbatimit detyrave që normalisht ministria e Punëve të Brendshme i ka edhe në nivel komunal. Por në fokus të vizitës së sotshme ka qenë funksionimi dhe qendra operative e emergjencave civile dhe shëndetësore në parandalimin e përhapjes së sëmundjes me Covid. E njoftova ministrin dhe delegacionin që reagimi jonë është prej 22 shkurtit, respektivisht 13 mars kur është aktivizuar plani i emergjencave civile. Ne kemi bërë për këto 180 ditë përpjekje maksimale që të menaxhojmë situatën kundër përhapjes së sëmundjes me Covid-19. Fatkeqësisht 40 qytetarë tonë e kanë humbur jetën dhe kjo është pjesa më e rëndë e menaxhimit të situatës me Covid", ka thënë ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat