Parandalohet futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Gjilani

Parandalohet futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 18:39
foto ilustrim

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një TV, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në TV ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat