Në Gjilan 49 persona të vdekur nga Covid-19, Haziri bën thirrje të respektohen masat

Gjilani

Në Gjilan 49 persona të vdekur nga Covid-19, Haziri bën thirrje të respektohen masat

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2020 Në ora: 20:33
Lutfi Haziri

Koronavirusi ende po ekziston në mesin tonë.

Në Gjilan, kryetari Lutfi Haziri, ka saqruar gjendja e përgjithshme sa i përket covid-19.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje të respektohen masat sepse në të kundërtën mund të bëhesh për kujdes intenziv.

Postimi në Facebook:

Në ditën e 223 të përballjes me #COVID19, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1196 raste të infektuara në total, 1002 të shëruar, 145 raste aktive, 49 të vdekur, 13 të hospitalizuar dhe 195 mostra në pritje. Nëse keni mendu që COVID19 nuk është asgjë, koha e fundit ta kuptoni se ky virus po merr jetë të njerëzve përditë. Kujdesuni për veten, familjen, qytetin e shtetin tuaj. Mos dilni pa maska në qytet, pastroni duart dhe mbajeni distancën. Në të kundërtën, mund të bëhesh për kujdes intenziv!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat