Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i respktojnë vendimet shtetërore për ruajtjen e shëndetit publik

Gjilani

Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i respktojnë vendimet shtetërore për ruajtjen e shëndetit publik

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas publikimit të rasteve të reja, do të vazhdojë ta menaxhojë situatën me pandeminë, duke përfshirë të gjithë mekanizmat komunal dhe regjional.

Komiteti komunal, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, do t’i marrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së virusit.

Komiteti apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i përbahen vendimit të fundit të qeverisë, qëllimi i të cilit është për ruajtjen e shëndetit publik.

Komiteti do t’i mbikqyrë në përpikmëri subjektet afariste të prekura me vendimin e ri, përmes inspekcionit komunal dhe mekanizmave shtetëtorë.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: 1604 të infektuar në total, 1232 të shëruar, 52 të vdekur, 320 raste aktive, të hospitalizuar që janë të konfirmuar me COVID-19 janë 28, ndërkaq mostra në pritje janë 294.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat