Ndërron jetë veteranja e arsimit në Gjilan, Rukije Kadriu

Gjilani

Ndërron jetë veteranja e arsimit në Gjilan, Rukije Kadriu

Më: 2 janar 2021 Në ora: 11:46
Rukije Kadriu

Njëra ndër mësueset që ia dedikoi e gjithë jetën e saj edukimit të brezave të ri është mësuesja Rukije Kadriu.

Rexhep Kadriu, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar për vdekjen e saj.

Shkrimi i plotë:

Ju njoftojë se sot ka ndërruar jetë Rukije Kadriu, bashkëshortja e migjës babes tim.

E ndjera ishte veterane e arsimit e cila ka dhënë kontribut të çmueshëm në arsimin Gjilanas dhe ishte ndër të parat mësimdhënëse femër në Komunën e Gjilanit, aq më tepër në fshtra të Gjilanit si në Pogragjë e fshtra tjera.

Rukija ka punuar si mësimdhënëse edhe në Dobrevë të Fushë Kosovës dhe së fundmi në Prishtinë. Ishte e qetë dhe profesioniste, e dashur për familjarë e aq më tepër për nxënësit që sot kanë shënuar arritje kulmore në profesione të ndryshme.

Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si grua e fortë, familjare e denjë, dhe mësimdhënëse profesioniste dhe e përgjegjshme.

U prehsh në paqe xhixhi Rukije!
RK

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat