Ismajli: Pavarësisht rënies së rasteve aktive me Covid, kujdesi nga virusi nuk duhet ulur

Gjilani

Ismajli: Pavarësisht rënies së rasteve aktive me Covid, kujdesi nga virusi nuk duhet ulur

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:09
Pamje nga takimi

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin të premten për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli tha se rënia e numrit të rasteve aktive me Covid 19 në Gjilan, nuk lejon komoditet, pasi virusi ende gjendet në mesin tonë dhe ka potencial të madh infektues.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10263 mostra, 3529 kanë rezultuar pozitivë, 3335 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 86 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 10 persona dhe 232 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat