LDK apelon qytetarët e Gjilanit: Votoni masivisht për ruajtjen dhe përparimin e shtetit

Gjilani

LDK apelon qytetarët e Gjilanit: Votoni masivisht për ruajtjen dhe përparimin e shtetit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 08:15
LDK

Votoni masivisht për ruajtjen dhe përparimin e shtetit, kështu ka apeluar LDK për qytetarët e Gjilanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan fton qytetarët që të dalin në mënyrë masive për ta shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për zhvillim të Gjilanit e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht për ruajtjen dhe përparimin e shtetit.

Shtabi i LDK-së bën të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë në Gjilan dhe procesi deri tani po shkon mirë.

Shtabi i LDK-së vlerëson se gjilanasit gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në rrugë të drejtë dhe në mënyrë solemne do ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës, që është bazike për fuqizimin e demokracisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat