Haziri: Uroj që përfundimisht të kemi institucione stabile

Gjilani

Haziri: Uroj që përfundimisht të kemi institucione stabile

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar që dita e sotme të ketë mundësi të vendosë stabilitet të institucioneve të shtetit dhe mandat kushtetues të rregullt.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pasi shfrytëzoi të drejtën e tij qytetare në shkollën "Abaz Ajeti", ka uruar që kjo ditë e bardhë, siç tha ai, në Gjilan të ketë mundësi që përmes votës së qytetarëve të vendoset vullneti i tyre.

Haziri: Të largojmë kulturën e zgjedhjeve te jashtëzakonshme

"Unë uroj që kjo ditë e bardhë në Gjilan sot të jetë ditë e cila çdo qytetari i jep mundësi me votën e vet me vendos vullnetin qytetar. Në mënyrë që të kemi institucione të shtetit. Përfundimisht të kemi institucione stabile, një mandat kushtetues të rregullt e të largojmë kulturën e zgjedhjeve te jashtëzakonshme, masave të jashtëzakonshme dhe kushteve të jashtëzakonshme", tha Haziri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin te votojnë solemnisht.

Haziri: Kjo votë është për stabilitet

"Kjo votë është për stabilitet, është votë për institucione. Partitë politike e kanë për obligim bashkërisht me punua, me ndërtua dhe me ruajt. Nga ana tjetër gjilanasit sot po votojnë, numri i tyre është i mirë në krahasim me zgjedhjet e kaluara", ka shtuar ai.

Haziri theksoi se janë duke punuar në pastrimin e rrugëve për të lehtësuar hyrje-daljet në qytete dhe fshatra. Ai ka votuar me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, në shkollën "Abaz Ajeti" në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat