​80 vjeçarja voton në Gjilan: S’e di a më jep Zoti jetë me prit ndryshim

Gjilani

​80 vjeçarja voton në Gjilan: S’e di a më jep Zoti jetë me prit ndryshim

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:12
Halime Kçiku

Rritje të pensioneve, po kërkon 80 vjeçarja nga Livoçi, e cila thotë se gjithmonë ka dhënë votën e saj. Nuk e ka ndaluar as moti i ftohtë dhe të reshurat e dendura të borës, që të vie në qendrën e votime në Gjilan, për të votuar për atë që ia beson kërkesat që ajo ka.

Halime Kçiku e cila ka tetë dekada jetë thotë se do të votojë sa të ketë jetë, por që nuk e dinë se a do të ketë mundësi t'i pres ndryshimet.

Kçiku: S’e di a më jep Zoti jetë me prit ndryshim

"Gjithmonë sa të jam gjallë...çka të donë ata, çka të bëjnë rahmet. Po pres, në mujsha me prit ku me dit a na jep Zoti jetë", thotë ajo.

Ani pse e shoqëruar nga djali i saj, thotë se dëshiron të votojë vetë pa e asistuar dikush.

Kçiku: Me na i rrit pak pensionet

"Me na i rrit pak pensionet, në mujshin me na rrit faleminderit...kom qef me votu, vet kom qef", ka shtuar ajo.

Ajo votën e saj e ka dhënë paraditen e sotme në shkollën "Abaz Ajeti", në Gjilan.

Zyrtari i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor në Gjilan ka treguar se deri në orën 11:00, kanë votuar 7,85 për qind e qytetarëve.

Në Komunën e Gjilanit janë 34 qendra votimi dhe 118 vendvotime.

Të drejta vote kanë 94,923 votues, ndërsa 8100 votues janë më pak në krahasim me zgjedhjet e kaluara për shkakun e pastrimit të listës së votuesve që kanë pasur dokumente UNMIK-ut, të vdekurit dhe për votuesit që kanë aplikuar për të votuar përmes postës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat