105 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Gjilani

105 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:40
Foto nga takimi

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e të hënës për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Ai bëri të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan aktualisht është 105.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10543 mostra, 3555 kanë rezultuar pozitivë, 3340 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 105 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat