​Gjykata i dërgon paraburgim të pandehurit, pasi që kishin vënë qarkullim para false

Gjilani

​Gjykata i dërgon paraburgim të pandehurit, pasi që kishin vënë qarkullim para false

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve O.K., L.S., L.H. dhe S. Sh., pasi kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 31.12.2020, 27.01.2021, 13.02.2021 dhe 16.02.2021, të pandehurit në bashkëveprim duke e ditur se paratë janë të falsifikuara, i kishin vënë në qarkullim duke i përdorur si të vërteta, duke blerë Iphone X dhe gjësende nëpër markete të ndryshme, me ç’rast kanë dëmtuar persona të ndryshëm.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke e marr parasysh edhe faktin që njëri nga të pandehurit është shtetas i Serbisë dhe mund t’i ikë drejtësisë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat